Tuesday , December 6 2016

Elbasani fiton derbin me Shkumbinin, gol pas 256 minutash lojë

 

Elbasani – Shkumbini 1 – 0
Shënues: Shehaj 76’

Elbasani ia del të marrë fitoren e parë këtë sezon, me një gol të shënuar nga mesfushori Emiljano Shehaj në derbin me Shkumbinin. Një ndeshje e dominuar tërësisht nga vendasit në “Elbasan Arena”, por që prodhi vetëm një gol, e dërgon skuadrën elbasanase në kuotën e 4 pikëve, duke qëndrar në mesin e tabelës. Kjo ishte java e tretë e Kategorisë së Parë, me verdheblutë që më parë ishin mundur nga Turbina, barazuar me Dinamon dhe tani morën tri piëkt e para të këtij kampionati. 27 vjeçari Shehaj ka shënuar një gol për t’u mabjtur mend, pasi me një rofeshatë në zonë i dha tri pikët elbasanasve. Duhet thënë se verdheblutë shënojnë gol këtë sezon në kampionat pas 256 minutash. Sfidën e ardhshme Elbasani do të luajë sërish në shtëpi ndaj Lushnjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *