Sunday , December 4 2016
handboll

Elbasani merr Kupën e Shqipërisë, mund Turbinën në derbi

Më në fund Elbasani merr një kupë, duke dalë skuadra më e mirë në hendboll për meshkuj.
Në pallatin e sportit “Tomorr Sinani” të qytetit të Elbasanit u mbajt Kupa e Shqipërisë, ku brenda një dite u ndeshën gjashtë skuadra dhe në finale doli Elbasani me Turbinën.
Një derbi edhe në këtë sport, ku të dyja skuadrat janë në elitën e hendbollit shqiptar, një disiplinë sportive kjo jo shumë e njohur në vendin tonë. Elbasani ia doli të fitojë në finale në shifrat 29-19, duke merituar në këtë mënyrë edhe Kupën, një nga kompeticionet më të rëndësishme në vendin tonë në këtë sport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *