Thursday , December 8 2016
elbasani-futboll

Elbasani në kaos, lojtarët bojkotojnë stërvitjen

Lojtarët e Elbasanit kanë nisur bojkotin pa afat, teksa ditën e sotme kanë refuzuar të dalin në stërvitje pa u paguar.

Burime të sigurta të “Elbasani Plus” pranë kampit verdheblu, pohojnë se lojarëve u ka sosur durimi nga premtimet e drejtuesve për këtë çështje, ndaj kanë arritur deri aty sa të bojkotojnë stërvitjen.

Lojtarët kanë dy muaj pa u paguar dhe sipas të gjitha gjasave pa marrë të paktën një rrogë nuk do të dalin më në stërvitje dhe në fushë për ndeshje zyrtare.

Ditën e shtunë Elbasani do të luajë në shtëpi ndaj Dinamos, por nëse nuk paguhen pagat e lojtarëve, ata nuk do zbresin në fushë.

Nëse ndodh kështu, do të jetë ekipi i 19 vjeçarëve ai që do të mbrojë ngjyrat e ekipit për këtë ndeshje.

Megjithatë, gjatë mbrëmjes së sotme dhe ditës së nesërme, pritet një takim i drejtuesve me lojtarët, për të gjetur një gjuhë të përbashkët për kthimin e normalitetit të skuadër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *