Monday , May 28 2018
Loading...
Loading...

“Elbasani” në kategorinë e tretë?! Çfarë po ndodh?/ Reagimi i Dr. Shefqet Deliallisi

Elbasani përveç qyteti I luleve njihet edhe si qyteti i futbollit dhe i tifozerisë së zjarrtë. Por viteve të fundit futbolli në Elbasan po merr të tatëpjetën. Për këtë arsye ka reaguar fortë edhe Dr. Shefqet Deliallisi, i cili nuk arrin ta pranojë gjendjen e mjerueshme ku ka rënë niveli i skuadrës së zemrës.

“ELBASANI” NE KATEGORINE E TRETE !?

Nga Shefqet Deliallisi

Futbolli i Elbasanit po përjeton ditët më të zeza në historinë e tij.

Kjo po ndodh mbas 100 vjetorit të tij.

Elbasani i poshteruar zbret në kadegorinë e tretë për të luajtur me ekipe fshatrash, qytezash me popullsi sa një lagje e Elbasanit.

Ky është vërtetë një turp që nuk e meriton një qytet kaq i rëndësishëm i Shqipërisë, me një histori të lavdishme edhe në futboll. Elbasani i ka dhënë tonin futbollit shqiptar. Ka nxjerrë dhe vazhdon të nxjerrë futbollistë të nivelit ndërkombëtar. Mbi të gjitha është një qytet futboll-dashës me një tifozeri të zjarrtë si askund tjetër.

Elbasani i futbollisteve te shquar si Enver Ibershimi, Frederik Jorgaqi, Mihal Gjika, Ferdinand Lleshi, Klodian Duro e Armando Sadiku me shokë, apo trajnerëve të tillë si Agron Stringa, Frederik Jorgaqi, Shefqet Lamçe…ne kategorin e trete…??

Çfare po ndodh?

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published.