Saturday , December 10 2016
elbasani-1-copy

Elbasani në shifra, ja koiçidencat e çmendura me një sezon më parë

Kur janë luajtur tetë javë kampionat (Elbasani shtatë, pasi ka një ndeshje më pak), verdheblutë ndodhen të parafundit në renditje, shumë dobët në lidhje me pritshmëritë që kishin këtë vit.

Mirëpo, sikur të mos mjaftonte vetëm aspekti i pikëve dhe klasifikimi, elbasanasit kanë treguar një ecuri tejet të dobët, aq sa mund të krahasohet me sezonin e kaluar ku me shumë fat mbijetuan. Këtë sezon ende nuk i dihet nëse do ia dalin të mbijetojnë.

Kështu, deri më tani verdheblutë kanë sulmin më të dobët të kampionatit, me vetëm tre gola, aq sa një vit më parë pas shtatë javësh kampionat.

Jo vetëm kaq por edhe fitoret i ka të njëjta me një vit më parë, vetëm një, pikërisht të arritura në ndeshjet derbi, vjet me Turbinën, këtë vit me Shkumbinin.

Edhe përsa i përket golave të pësuar verdheblutë janë në “fotokopje” me sezonin e kaluar, me nëntë të tilla pas shtatë javësh, duke treguar se problemet nuk ekzistojnë vetëm në shënimin e golave, por edhe në pësimin e tyre.

Pra, edhe pse me lojtarë të rinj dhe objektiva të rinj, sërish verdheblutë nuk e kanë harruar zakonin e vjetër, atë të humbjeve dhe vendeve të fundit. Ndoshta kthesa mund të vijë shumë shpejt, të presim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *