Saturday , December 3 2016
elbasani-1

Elbasani përfiton 54 mijë euro, i gëzojnë anglezët

Klubi i Elbasanit do të përfitojë plot 54 mijë euro vetëm nga pjesëmarrja në Kategorinë Superiore në sezonin 2014 – 2015.elbasani-1

Këto para shpërndahen nga ana e UEFA-s si një “fond solidariteti” dhe FSHF-ja do t’i shpërndajë në mënyrë të barabartë për 10 klubet e Superligës që kanë qenë pjesëmarrëse këtë sezon.

Megjithatë, këto para do të arrijnë t’i përfitojnë klubet shqiptare, ashtu si edhe Elbasani, nëse do të kenë një projekt për futbollin e moshave.

Qëllimi i këtyre parave jepen për të rritur futbollin e moshave në vendin tonë.

Në njoftmin e FSHF-së thuhet se ato do të derdhen në arkat e klubeve në muajin janar të vitit 2017.

Siç dihet, në muajin dhjetor elbasanasit do të kalojnë në pronësi të anglezëve dhe këto para do t’i gëzojë pikërisht kjo kompani, e cila do ta nisë mbarë administrimin e klubit, pasi do të përfitojë të ardhura nga skuadra e para dy viteve.

Shuma e e akorduar nga UEFA për klubet shqiptare është afërsisht 486 300 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *