Monday , December 11 2017

Elbasani përkujton 72 vjetorin e çlirimit.

Në ceremoninë e organizuar në Teatrin Skampa ishin të pranishëm veteranë, drejtues të pushtetit lokal, deputetë dhe qytetarë të ndryshëm.

Kryetari i Bashkisë Elbasan Qazim Sejdini, tha se kjo është një ditë e veçantë ku të gjithë ne krenohemi me ata që luftuan për çlirimin e Elbasanit.

Deputeti Taulant Balla, tha se trevave të Elbasanit kanë një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën kundër nazistëve.  Ne – theksoi Balla – ju jemi mirënjohës të gjithë atyre që morën pjesë në luftë,  të cilët u bashkuan me Aleatët  e udhëhequr nga ShBA.  Ky 11 nëntor është edhe më i veçantë pasi na gjen më afër Bashkimit Europjan, një ëndërr për të cilën dhanë jetën shumë dëshmorë.  Elbasani dhe të gjithë ne krenohemi me traditën dhe luftën per liri.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: