Monday , April 23 2018

Elbasan/Kapet i dënuari me burgim të përjetshëm.

Sipas njoftimit të Komisariatit të Policisë Elbasan, kapet dhe ndalohet nga policia një shtetas i dënuar nga Gjykata e Apelit Larisa Greqi me “Burgim të përjetshëm”

Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë ndalimin e një 42 vjeçari, banues në fshatin Papërr Elbasan

Ky shtetas, ishte i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policise Elbasan pasi ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, pas njohjes së Vendimit Penal të Gjykatës Larisa Greqi.

Gjykata e Apelit Larisa Greqi me vendim penal të formës së prerë e ka dënuar me burgim të përjetshëm dhe me masë administrative 50.000 mijë euro gjobë për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kiminal” parashikuar nga nenet 283/a/3, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: