Saturday , December 3 2016
policia-elbasan

Elbasan/Kercenoi me sende të forta për 40.000 lekë 60 vjeçaren. Arrestohet 30 vjeçari

Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”

Specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë bënë arrestimin në flagrancë të nje 30 vjeçari, banues në Elbasan

Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi dyshohet të ketë kanosur me mjete të forta nje 60 vjeçare me qëllim që ajo ti jepte 40.000 lekë

Grupi hetimor gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Cannabis Sattiva”

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga nenet 109/b dhe 283 të Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *