Thursday , April 19 2018

Elbasan/Leje legalizimi në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar

Në ditën ndërkombëtare  të personave me aftësi të kufizuar, Drejtoria e ALUIZN-it Qarku Elbasan, ka menduar tu japë lejen e legalizimit tre qytetarëve që janë persona me aftësi të kufizuar.
Kështu sot ka qenë vetë drejtori i këtij institucioni Mariglen Disha, ai që u ka dorëzuar lejet e legalizimeve Ardian Hysës, Ferdinand Palit dhe Teki Allës.

Drejtori I ALUIZNI-it Mariglen Disha, tha se duhet të jemi më solidarë me të gjithë ata persona që janë me aftësi të kufizuara, duke u eleminuar atyre radhët e gjata dhe burokracitë e panevojshme.

Tre qytetarët që kanë marrë lejet kanë falenderuar z. DISHA për punën e bërë në procesin e legalizimit./Shpëtim Hala

leje-legalizimi1

leje-legalizimi2

leje-legalizimi3

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: