Saturday , December 10 2016
el-per

Mustafa Arapi: Emergjencat civile të Elbasanit në gatishmëri për situatën e krijuar

Reshjet e rëna gjatë orëve të fundit nuk kanë krijuar probleme serioze në Qarkun e Elbasanit. Shefi i emergjencave civile në prefekturën Elbasan Mustafa Arapi, tha se situate është në monitorim të vazhdueshëm, në mënyrë që të përballohen situatat emergjente. Ne tha z. Arapi në bashkëpunim me pushtetin lokal dhe forcat e rendit jemi në gadishmëri.


Dhe pse reshjet kanë qenë të shumta deri tani nuk ka pasur dalje të lumejve apo përrejve nga shtrati i tyre, duke mos shkaktuar asnjë situatë alarmante.
Shefi i emergjencave civile Mustafa Arapi, pohoi se dje është rrezikuar jeta e një bariu nga Sopoti i Bashkisë Prrenjas. Adem Tahiri i cili ishte në kullotë me bagëtitë është izoluar nga prurjet e shumta të Lumit Gostimë. Është dashur ndërhyrja e policisë dhe të emergjencave civile, për ti ardhur në ndihmë. Sinkron Prefekti i Elbasanit është në terren për të parë nga afër situatën e krijuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *