Thursday , April 19 2018

Ena e lumturisë: si mund ta krijojmë dhe si ta përdorim

A keni krijuar ndonjëherë një enë lumturie? Njerëzit mendohet se nuk e dinë ekzistencën e saj, por është e vërtetë dhe ky projekt na vjen i prezantuar në këtë kohë kur lumturia mungon në përgjithësi.

Nga studimet e fundit vihet re që niveli i lumturisë është shumë i ulët dhe për këtë arsye mendohet dhe krijohet një objekt i tillë, citon Elbasani Plus.

Pikërisht ena e lumturisë është një projekt shumë i thjeshtë dhe në të njëjtën kohë paraqet një stimul të thellë, sepse kënaqësinë edhe nga momente të vogla gëzimi të jetës së përditshme.
Shumë detaje të ditëve tona mund të vendosen në këtë enë lumturie, qoftë edhe për të na falur disa mendime pozitive dhe shpresëdhënëse. Kjo duhet të ndodh sepse njerëzit priren gjithmonë të mendojnë për të kaluarën apo dhe të krijojnë plane afatgjata për të ardhmen, duke harruar plotësisht jetesën e të tashmes.

Kjo ishte dhe arsyeja themelore e krijimit të kësaj ene lumturie, ku njeriu është i lirë të vendosë në enë citate të ndryshme të jetës së përditshme.

15380820_636181079875802_3189949678381717453_n
Ena e lumturisë është një truk i vogël që na ndihmon të jetojmë jetën nga momenti në moment dhe të mos harrojmë momentet e gëzimit, citon Elbasani Plus.

15326551_636180976542479_9096903541709276401_n
Të gjithë si të rriturit dhe fëmijët mund të krijojnë një enë të tillë dhe mund ta përdorin atë për të vendosur pjesë të vogla të jetës së përditshme, por që mund të falin shumë gëzim e energji pozitive tek të tjerët e mbi të gjitha tek vetja. Kjo sepse me anë të një veprimi të tillë njeriu nuk i harron asnjëherë këto momente të vogla dhe duke i vendosur në enë do ti ketë të ruajtura gjatë gjithë kohës, citon Elbasani Plus.

15327336_636181063209137_7830041543092990907_n
Kjo ide e krijimit të enës së lumturisë është realizuar nga shkrimtarja Elizabeth Gilbert dhe ndërtimi i saj është fare i thjeshtë. Disa detaje të saj janë një kavanoz qelqi, lapsa me ngjyra dhe letra, ku të gjitha këto do të ndërtojnë një enë të vërtetë lumturie, citon elbasani plus. Kjo ide do t’ju ndihmojë që të reflektoni rreth asaj që keni përjetuar duke ju bërë më të ndërgjegjshëm, apo dhe thjesht duke ju sjell mendime të bukura dhe të lumtura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: