Tuesday , December 6 2016

ENDE 1200 VENDE VAKANTE PËR MATURANTËT NË UNIVERSITETIN E ELBASANIT (VIDEO)

Edhe pas përfundimit të raundit të dytë të regjistrimeve në Universitetin e Elbasanit ka ende vende bosh.
Ky universitet ofron rreth 3000 kuota për maturantët në degë të ndryshme në pesë fakultete. Gjatë dy fazave të para janë regjistruar 1507 studentë.
Pas përfundimit të fazës së dytë ka nisur regjistrimi për vendet e paplotësuara të cilat janë realativisht të shumta. Renditja e maturanteve ka ndryshuar duke u ulur vija e kuqe e pranimeve, në mënyrë që tu jepet mundësi aplikantëve që nuk arritën të shpallen fitues gjatë fazave të para.
Sipas informacioneve të ElbasaniPlus fakultetet më të kërkuara janë mjekësia dhe ekonomiku. Ajo që vihet re është se ka një rënie të interesit në profilin e mësuesisë. Të vetmet degë që janë plotësuar me studentë janë Fiskultura dhe laborant 2 vjeçar. Po ashtu kërkesa në rritje ka pasur edhe në matematikë, informatike dhe fizikë.


t.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *