Sunday , December 4 2016
160829221317-erdogan-exlarge-169_1479735772-2109930

Erdogan: Ka dështuar në Siri, OKB-ja duhet të rindërtohet

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë thirrje sot që Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), të rindërtohet dhe përmirësohet, duke thënë se Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka dështuar ta adresojë konfliktin në Siri dhe sfidat tjera globale.

Erdogan dha një fjalim të patrembur në Stamboll në përmbyllje të një takimi të NATO-s, përmes të cilit e kritikoi ashpër përqendrimin e pushtetit të Këshillin e Sigurimit, duke thënë se bota është më e madhe se pesë shtete, transmeton Express.

“Ekzistojnë shumë shtete. E Këshilli i Sigurimit i ka vetëm pesë shtete anëtare, dhe njëra nga këto pesë anëtare të përjetshme mund të marrë një vendim që ia vë kapakun pjesës tjetër të botës. Kjo nuk është e drejtë, nuk është me vend,” ka thënë Erdogan.

Ai ka insistuar se për të arritur paqe ndërkombëtare, OKB-ja duhet të rindërtohet.

“Do të jetë shumë e vështirë e mbase dështim për të arritur paqe dhe siguri ndërkombëtare, nëse OKB-ja nuk rindërtohet,” ka thënë ai

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *