Sunday , December 11 2016

Eshtrat e trajnerit Shefqet Lamçe kthehen në atdhe, do të prehen në varrezat e Elbasanit

“Babait” të trajningut në qytetin e Elbasanit, Shefqet Lamçes, në pesë vjetorin e vdekjes, i kthehen eshtrat në vendlindje, duke u plotësuar në këtë mënyrë edhe amaneti i tij i fundit.

Pasi u nda nga jeta pesë vite më parë në Greqi, aty ku banonte me familjen e tij, më në fund do të prehet në varrezat e qytetit të Elbasanit.

Për këtë arsye, shoqata e futbollistëve të Elbasanit, në bashkëpunim me Bashkinë e këtij qyteti, i bënë nderime në hollin e stadiumit “Elbasan Arena”.

Të shumtë ishin ata që nderuan figurën e profesor Lamçes, ish -sportistë të tij ndër vite, si edhe Bashkia e Elbasanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *