Thursday , July 27 2017

Facebook, Instagram, Snapchat rrisin mundësinë për ankth dhe depresion

Një sondazh kombëtar i Universitetit të Pitsburgh ka mbërritur në përfundimin  se rreziku i një personi për depresion dhe ankth rritet me numrin e platformave të mediave sociale që ai përdor. Analiza, që do të botohet në prill në revistën ”Computers in Human Behaviour”, ka treguar se njerzit të cilët përdorin nga shtatë deri në 11 platformave kanë mbi tri herë më shumë gjasa që të vuajnë nga depresioni dhe ankthi.  Sipas studimit, rreziku mbetet i njëjti si për ata që përdorish disa rrjete sociala edhe për ata që kalojnë shumë kohë në vetëm njërin prej tyre.

“Pacientët duhet të këshillohen se ndoshta përdorimi i këtyre platformave mund të jetë i lidhur me simptomat e tyre,” tha autori kryesor dhe mjeku Dr. Brian A. Primack, drejtor i Qendrës për Hulumtime në Media, Teknologji dhe Shëndet në Pittsburgh, në një deklaratë.

Shkenctarët morën në shqyrtim 1,787 amerikanë të moshës 19 deri 32 vjeç, duke përdorur mjetet për vlerësim të depresionit dhe pyetësorët, të cila kërkonin përgjigje për 11 platformat më të njohura të mediave sociale si: Facebook, YouTube, Tëitter, Google Plus, Instagram, Snapchat, Reddit, Tumblr, Pinterest, Vine dhe LinkedIn.

Ata që përdorën më shumë platforma sociale ishin 3.3 herë me më shumë gjasa që të përjetojnë nivele të larta të simptomave të ankthit, në krahasim me moshatarët që përdorën më pak platforma. Kërkuesit kontrolluan edhe për faktorë të tjerë, duke përfshirë racën, gjininë, relacionet me partnerin, të ardhurat e familjes, arsimin dhe kohën totale të shpenzuar në mediat sociale.

“Mund të jetë edhe e kundërta, që njerëzit që vuajnë nga simptomat e depresionit apo ankthit, të kenë tendencën për të përdorur një gamë të gjerë mediash sociale sepse aty ndihen rehat dhe të pranuar”, tha Primack në një deklaratë. “Megjithatë, ka mundësi që përpjekja për të qenë prezent në platforma të shumëfishta mund të çojë në depresion dhe ankth”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: