Monday , October 22 2018
Loading...

Fantazia e adoleshentëve nuk njeh kufij. Shikoni ç’bën ky i ri për t’i shpëtuar ngeljes në shkollë

Një nxënës, i mërzitur për shkak se kishte ngelur në klasë, ka menduar të gjejë zgjidhjen për të shpëtuar nga përsëritja e vitit. 17 vjeçari ka menduar vërtet një veprim diabolik, pasi ka tentuar të vjedh regjistrat e shkollës së mesme në Bilisht.

Ngjarja për të cilën akuzohet adoleshenti, ka ndodhur gjatë natës mes të mërkurës dhe së enjtes.

Nisur nga denoncimi i mësuesve policia ka nisur hetimet dhe më pas ka gjetur dhe sekuestruar regjistrat si prove materiale të riut.

Nga veprimet hetimore të kryera K.Ç., rezulton ngelës në këtë vit shkollor 2017-2018.

Në ngarkim të tij nisën hetimet në gjendje të lirë, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprën penale “Vjedhja”.