Saturday , December 10 2016

Fëmijët romë akoma të pa pajisur me tekste shkollore

Paisja e nxënësve me libra vazdhon të jetë një makth për shumë prindër. Bazuar në vendimin e qeverisë nxënësit e komunitetit rom dhe egjiptian i përfitojnë falas.
Përfaqësuesi i Lëvizjes Rinore Egjiptiane Rome Ervis Cota, pohoi se ka filluar paisja e të gjithë nxënësve të këtyre komuniteteve me vërtetimet përkatëse në mënyrë që të përfitojnë tekstet falas.
Këto ditë tha Ervis Cota po kontaktohen të gjitha ato familje, fëmijët e të cilave kanë braktisur shkollën. Ne – tha Cota – në bashkëpunim edhe me drejtoritë e shkollave po bëjme të gjitha përpjekjet për t’i dhënë fund këtij fenomeni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *