Thursday , December 8 2016
gripi-is-hpendeve-905x450

Fermerë kujdes! Rikthehet gripi i shpendëve

Ministria e Bujqësisë ka njoftur ditën e sotme se rikthehet gripi i shpendëve, për herë të parë që nga viti 2006.

Gripi i shpendëve është shfqur në Europë dhe se vendi ynë, Shqipëria, mbetet e rrezikuar nga virusi H5N8, për shkak të shtegëtimit të shpendëve të egër drejt lagunave.

Pas njoftimit se në Europë në vendet si në Austri, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Hungari, Poloni, Rusi, Zvicër dhe Holandë janë raportuar ngordhje në zogjtë e egër, Ministria jonë e Bujqësisë njofton se ka urdhëruar ndalimin e importit të shpendëve të gjalla nga këto vende të prekura.

Po ashtu, Ministria e Bujqësisë u bën thirrje fermerëve që të lajmërojnë Shërbimin Veterinar në rast konstatimi të shpendëve të ngordhura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *