Saturday , December 10 2016
besart-berisha

FIFA lejon Besart Berishën të luaj për Kosovën

FIFA i ka dhënë leje Besart Berishë që të luajë me përfaqësuesen e Kosovës.

Albert Bunjaki, trajneri i Kosovës, ka marrë një lajm shumë të mirë nga FIFA. Kjo e fundit i ka dhënë leje Besart Berishë që të luajë me përfaqësuesen e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar Menaxheri i përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala. Ky i fundit ka njoftuar të enjten se leja e FIFA-s që Berisha të paraqitet për Kosovën ka ardhur tashmë zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Por, sulmuesi i ekipit australian, Melbourne Victory nuk pritet të luaj në ndeshjen ndaj Turqisë, që luhet më 12 nëntor, në Antalya, për shkak të angazhimeve që ka në Australi, përcjell “Express”.

Ish anëtari i Kombëtares shqiptare, pritet të jetë në dispozicion të Bunjakit për ndeshjen e radhës  ndaj Islandës, e cila luhet me 24 mars të vitit të ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *