Saturday , December 10 2016

Fillimi i ri shkollor/ Cungu: Emërimi dhe lëvizja e mësuesve në bazë të meritokracisë (Video)

Procesi mësimor në Elbasanin pritet të fillojë normalisht.

Në një prononcim për mediat drejtoresha e Arsimit Jonida Cungu, tha se deri më tani janë shpërndarë 80% e teksteve shkollore si në qytet ashtu edhe në zonat rurale.

Problem, theksoi nr 1 i arsimit për Elbasanin, ngelen disa tekste të cilat nuk kanë ardhur nga shtëpitë botuese.

Këtë vit pranë kësaj drejtorie është ngritur një komision i cili në bazë të meritokracisë vendos për vendet vakante si dhe lëvizjet e detyruara të mësuesve.

Bashkëpunimi me pushtetin lokal ka qenë i frytshëm duke bërë të mundur investime në disa shkolla.

Për nxënësit e shkollës Qamil Guranjaku, shkollë e cila është në proces rikonstruksioni, është gjetur një zgjidhje provizore.

Data 13 shtator do të jetë dita e parë e vitit të ri shkollor për nxënësit e arsimit 9 vjeçar dhe atij të mesëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *