Sunday , December 11 2016
elbasani-pogradeci

Fitore shprese për Elbasanin.

Elbasani i largohet fiundit të klasifikimit në Grupin B të Kategorisë së Parë pas një suksesi të rëndësishëm ndaj Pogradecit me rezultatin 2-1.

Në ndeshjen e prapambetur të zhvilluar ditën e mërkurë, vendasit dominuan në lojë dhe rezultat liqenorët për të rrëmbyer një 3 pikësh që u jep oksigjen pasi situata ishte rënduar shumë në 5 javët e fundit ku nuk kishte arritur të siguronte asnjë fitore.

Episodi i parë që ndrsyhoi rrjedhën e ndeshjes u shënua në minutën e fundit të pjesës së parë kur portieri mik Lemallari tentoi të largonte topin por përarbitrin ndërhyrja ndaj Toçit ishte e parregullt. 11 metërshi u mr përsipër nga i njëjti lojtar, i cili kaloi Elbasanin në avantazh.

Gjithsesi, goli i Pogradecit nuk vonoi pasi erdhi vetëm disa minuta më pas me autor Topllarin. Ishte sërish Toçi ai që riktheu në avantazh vendasit me një goditje dënimi duke i siguruar skuadrës së tij pikë me shumë vlerë. Në këtë mënyrë, Elbasani shkëputet nga fundi i klasifikimit dhe ngjitet në kuotën e 9 pikëve, 1 më shumë se Turbina e Sopoti që mbyllin renditjen.

Në krahun tjetër, Pogradeci nuk po arrin të tregojë të njëjtën formë me një sezon më parë pasi mbetet në kuotën e 10 pikëve, plot 13 më pak se Lushnja kryesuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *