Monday , June 26 2017

Fjalimi i lamtumirës; Obama: Mbroni Demokracinë

Në fjalimin e tij të lamtumirës Presidenti Barack Obama u ka bërë thirrje amerikanëve që të mbrojnë demokracinë e tyre.

“Me pothuajse çdo masë të marrë, Amerika është një vend më i mirë, e më i fortë” nga ajo që ishte tetë vjet më parë, kur ai mori detyrën, tha ai para mbështetësve në Çikago.

Por Presidenti në largim paralajmëroi se “Demokracia është e kërcënuar sa herë që merret si e mirëqenë”.

Ai iu lut amerikanëve t’i marrin gjerat në konsideratë nga çdo pikëpamje, duke u shprehur “ne duhet të kushtojmë vëmendje dhe të dëgjojmë”.

Në fjalimin e tij, ai bëri një përmbledhje të shkurtër të arritjeve si President dhe dha mesazhin se njerëzit duhet të angazhohen dhe të luftojnë për Demokracinë çdo ditë dhe jo vetëm në zgjedhje.

Ai përshkroi tri kërcënime ndaj demokracisë amerikane – pabarazinë ekonomike, ndarjet racore dhe tërheqjen e segmenteve të ndryshme të shoqërisë në “flluska”, ku mendimet nuk janë të bazuara tek faktet.

Në mbyllje të fjalimit ai tha se kishte një kërkesë përfundimtare për amerikanët si president: “Unë ju kërkoj që ju të besoni. Jo në aftësinë time për të sjellë ndryshim – por në tuajat”.

Në 20 janar, pas inaugurimit, Donald Trump bëhet zyrtarisht Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: