Friday , September 22 2017
Loading...

Francë, lirohet Ramush Haradinaj

Gjykata e Kolmarit në Francë liroi ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Kërkesa e autoriteteve serbe për ekstradimin e ish-komandantit të UÇK-së për zonën e Dukagjinit, i akuzuar për krime lufte nga Prokuroria e Serbisë, nuk u pranua.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haradinaj, mbahej në Francë në liri me kusht që prej janarit, kur u arrestua mbi bazën e një fletë-arresti serb.

Gjykata e Kolmarit ishte rrethuar me forca të shumta policore dhe seanca u mbajt nën masa të larta sigurie.

“Vendimi i Gjykatës së Kolmarit, që zoti Haradinaj të kthehet në Kosovë, është lajm i mirë për familjen Haradinaj, për bashkëpunëtorët e tij dhe gjithë Kosovën. Edhe një herë u vërtetua që shpifjet e shërbimeve serbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe nuk përfillen nga bota demokratike”, shkroi Hashim Thaçi në Facebook.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: