Wednesday , October 18 2017
Loading...

‘Furtunë’ në Peqin, pezullohen 12 zyrtarë pas dhunës ndaj të dënuarit

Plot 12 zyrtarë në burgun e Peqinit përfshi dhe drejtorin e këtij institucioni janë pezulluar nga detyra dhe janë nën hetim për dhunën e ushtruar ndaj një të burgosuri në 30 shtator.

Bëhet fjalë për të dënuarin Viktor Gushi, i cili po vuan dënimin në këtë burg pasi është shpallur fajtor nga gjykata për një sërë veprash penale dhe së fundi autor i grabitjes me pasojë vdekjen e një filiali të një banke në kryeqytet ku mbeti e vrare arkëtarja. Ministria e Drejtësisë bën me dije se pas denoncimit të rastit nga Komiteti i Helsinkit kanë nisur hetimet. Për ngjarjen janë ndaluar dhe pezulluar nga detyra tre gardianë dhe një punonjës civil në burgun e sigurisë së lartë Peqin.

Të shkarkuarit nga detyra janë A. Ismaili, D.Piku, A.Alliu, të tre punonjës policie të rolit bazë në Sektorin e Forcave operacionale në Drejtorinë e Policisë së burgjeve. Sipas ministrisë së Drejtësisë procedim disiplinor ka filluar edhe ndaj Drejtorit të IEVP-së Peqin, për të cilën do të merren masat sipas parashikimeve ligjore.

Ndërkohë nga detyra është larguar edhe kryekomisari i sigurisë në burgun e Peqinit pasi sipas ministrisë së Drejtësisë ai është i papërshtatshëm të punojë në administratën e burgjeve pasi ka qenë i dënuar më parë për shpërdorim detyre.

Ministria bën me dije se nisur nga ngjarja e ndodhur në Peqin, ka filluar ecuria disiplinore për shkak të shkeljeve të procedurave operacionale dhe administrative si dhe për mosraportim të ngjarjes, në ngarkim të 12 punonjësve në total, 4 punonjës të IEVP Peqin, ndër të cilët 3 punonjës policie dhe 1 staf civil si dhe për 8 punonjës policie të Forcave operacionale të Drejtorisë së Policisë së burgjeve.

/Ora News.tv/

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: