Futboll/ Gabojnë edhe moshat e Elbasanit, del në pah problemi i golit - ElbasaniPlus
Friday , April 28 2017

Futboll/ Gabojnë edhe moshat e Elbasanit, del në pah problemi i golit

Nuk ia kanë dalë që moshat e Elbasanit të bënin të kundërtën e skaudrës së parë, e cila u mund ditën e djeshme 4 me 0 nga Apolonia.

Të njëjtin fat jo të mirë kanë patur edhe ekipet U-17 dhe U-19, të cilat janë mundur nga transferta e Pogradecit.
Respektivisht, 17 vjeçarët janë mundur pastër 2 me 0, duke mos marrë kështu pikë për t’u ngjitur më tej në tabelën e klasifikimit.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe 19 vjeçarët, teksa kundërshtarëve nga Pogradeci u ka mjaftuar një gol për të mundur verdheblutë.
Ndërkohë, këtë javë ekipet e Pepës e patën pushim, sepse në kalendar e kishin të luanin me Bylisin, por këta të fundit janë përjashtuar nga kampionati.
U-17 POGRADECI – ELBASANI 2-0
U-19 POGRADECI – ELBASANI 1-0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: