Sunday , November 19 2017

I futet në shtëpi dhe me thikë në fyt i grabit 100 mijë euro

Një tregtar i moshuar italian është grabitur nga një shqiptar dhe një grua rumune.

Në prangat e policisë italiane ka përfunduar një 34-vjeçar shqiptar me iniciale X.L, i cili sipas mediave lokale nuk ka një vendbanim fiks.

Pika e lidhjes midis të moshuarit dhe grabitësit ishte një grua 30-vjeçare rumune me banim në Vercelli, të cilën i moshuari italian e kishte ndihmuar me shuma parash të vogla në të shkuarën kundrejt kryerjes së disa punëve në shtëpi.

Pak kohë më parë, e merr sërish në telefon dhe ajo pranon të shkojë në apartamentin e 73-vjeçarit, por nuk ishte vetëm. Sapo ajo e shqiptari u futën në banesë, burri i moshuar u kërcënua me thikë, u rrah dhe u lidh me ngjitës në një karrige.

Më pas, shqiptari ka arritur të grabisë sende të vlefshme në banesë që shkojnë deri në 100 mijë euro, sipas “La Republica”. Midis sendeve të grabitura janë: orë Rolex, një zinxhir ari, byzylyk ari, çelësat e makinave dhe tetëqind euro para të gatshme.

Ata u gjetën në një dhomë hoteli larg nga vendi i ngjarjes. Të dy janë arrestuar dhe ndodhen në burg nën akuzën e rrëmbimit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: