Tuesday , December 6 2016
cipa

Gazetarët në protestë/ Televizioni shqiptar nuk paguan rrogat, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë del në mbrojtje

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka bërë një deklaratë ditën e sotme, ku ka dalë në mbrojtje të gazetarëve që deri më tani nuk kanë marrë rrogën dhe që janë detyruar të dalin në protestë.
Është televizioni A1 News, i cili nuk ka paguar rrogat e gazetarëve dhe punonjësve të tij, gjë që ka detyruar këta të fundit të dalin në protestë.

Prandaj në mbështetje të tyre ka ardhur menjëherë Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, i cili i kërkon Autoritetit të Mediave Audiovizive, Inpektoriatit të Punës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të tatimeve të ndërhyjnë urgjentisht.

DEKLARATA E PLOTË E UGSH:

Deklarate mbeshtetese e UGSH per reagimin protestues te gazetareve dhe punonjesve te A1Neës Tirane me 07.11.2016 Unioni i Gazetareve Shqiptare eshte njoftuar sot nga gazetare dhe punonjes te A1 Neës Televizion se stafi i ketij enti mediatik ne shenje proteste ka ndalur punen dhe raportimin per shkak te vonesave te pagave per nje periudhe te konsiderueshme. Gazetaret e kesaj medieje kane nderprere punen, duke ju drejtuar administratorit dhe drejtuesve te televizionit me kerkesen per shlyerjen e detyrimit te pagave te pa marra. Unioni i Gazetareve Shqiptare mbeshtet plotesisht reagimin e gazetareve dhe stafit te televizionit dhe u kerkon pronareve dhe administrstorit te televizionit te shlyejne urgjentisht pagat e gazetareve. Kerkojme nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Inspektoriati i Punes dhe Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve te nderhyjne urgjentisht per respektimin e ligjit qe mbron dhe shpreh te drejtat e punonjesve. UGSh ben me dije se eshte tashme pjese e protestes se gazetareve dhe kerkon qe situata te tilla te gjendshme edhe ne media te tjera te vendit te marrin fund nje ore e me pare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *