Sunday , December 11 2016
celular11

Gjendet një pako e dyshuar në shkollën 9- vjeçare, çfarë u zbulua

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një shkollë në Maliq, ku u dha një alarm për lëndë eksplozive.

Ngjarja është shënuar ditën e djeshme në shkollën 9- vjeçare “Lozhan i Ri”, e konfirmuar sot nga policia, e cila jep dhe detaje.

Një pako e dyshimtë, e menduar si eksploziv e gjetur në këtë shkollë, ka bërë që në shkollën ku u sinjalizua pakoja, të mbërrijë Njësia Antieksploziv e Policisë së Shtetit.

Nga verifikimet e bëra rezultoi se nuk kishte lëndë plasëse, por dy bateri celulari të mbështjella me natriban.

Nuk përjashtohet mundësia që bateritë e telefonit të përshtatura si lëndë plasëse të jenë vendosur nga ndonjë nxënës me synim prishjen e mësimit, por çështja është ende nën hetim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *