Sunday , December 11 2016
lajmi-i-fundit

Gjendet “vrasësi serial” i Elbasanit

Disa foto të realizuara pranë ish-Kombinatit Metalurgjik, mbrëmjen e sotme, tregojnë qartë tymin i cili del pa asnjë pengesë, nga njëra prej uzinave që operojnë në ambientiet e këtij ish-Kombinati.

Dihet tashmë se ky tym, është tepër kancerogjen dhe është një ndër shkaqet kryesore të ndotjes së qytetit të Elbasanit dhe shtimit të rasteve me kancer.

Përpara disa ditësh, një studim i bërë në rang kombëtar e nxorri Elbasanin qytetin e dytë më të ndotur pas Tiranës.

Kur në Tiranë dihet se shkaktari kryesor i ndotjes është trafiku i rënduar është e qartë se në Elbasan ndotëset kryesore të qytetit janë kompanitë që operojnë në ish-Kombinatin metalurgjik dhe jo vetëm.

Nuk është pak të thuash se ky tym toksik, që del prej këtyre kompanive është një “vrasës serial” për banorët e qytetit të Elbasanit.

vrasesi-serial

vrasesi-serial2

vrasesi-serial3

vrasesi-serial4

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *