Sunday , December 4 2016
lajmi-i-fundit

Gjendje e rënduar në Librazhd. Qyteti pa energji elektrike, bie edhe një masiv gurësh në rrugë (Foto)

Librazhdi pa energji elektrike. Stuhia që ka përfshirë Shqipërinë dhe qarkun e Elbasanit ka krijuar probleme të shumta.

Reshjet e dendura dhe era e fortë kanë shkaktuar dëme të shumta. Mësohet se rënia e pemëve mbi rrjetin e energjisë elektrike ka ndërprerë furnizimin e Librazhdit dhe të njësive administrative me energji elektrike.

Po ashtu probleme ka edhe në disa rrugë, ku po punohet për zhbllokimin e tyre. E gjithë Bashkia është vënë në lëvizje për ta pasur situatën nën kontroll.

Fadromat po punojnë për pastrimin e rrugëve, ndërkohë që punonjësit e OSHE-së janë në terren për të riparuar rrjetin e dëmtuar. Probleme ka pasur edhe në Murrash ku rënia e gurëve ka ngadalësuar udhëtimin normal të automjeteve.

14980805_10207703714251161_7894367024314455092_n 14962723_10207703715371189_8479941554434133715_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *