Saturday , October 21 2017
Loading...

Gjermania kritikon ashpër Rusinë dhe Iranin për mbështetje të regjimit të Esadit

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Siebert tha se për përkeqësimin e situatës së banorëve të qytetit të Halepit në Siri, krahas regjimit sirian përgjegjës janë edhe Rusia me Iranin.

Në prononcimin e tij të bërë në lidhje me zhvillimet në Halep, gjatë një konference për shtyp të organizuar në Berlin, Siebert tha: “Më duhet të flas në emër të qeverisë në lidhje me ashpërsinë e atyre që jetohen në Halep. Nëpër media publikohen pamjet e spitaleve të rrënuara, të fëmijëve të nxjerr nga rrënojat. Kjo dhimbje dhe mjerimi që jeton populli nuk buron nga fati. Këtë e shkaktojnë forcat: regjimi i Esadit dhe përkrahësit e tij”.

Duke e bërë të ditur se bombardimet e spitaleve të qytetit lanë njerëzit të ekspozuar ndaj urisë dhe sëmundjeve, Siebert tha se “Kujdesi mjekësor në Halep është shkatërruar pothuajse plotësisht. Nuk është e pranueshme dhe është e padurueshme edhe humbja e jetëve e një numri të madh të fëmijëve. Përpjekjet për tu kthyer një procesi politik dhe vendosjen e armëpushimit në lindje të Halepit të kontrolluar nga opozitarët, i cili bombardohet me mbështetjen e Forcave të Armatosura të Rusisë dhe ndaj të cilit përgatitet një operacion tokësor, mbesin pa rezultate”.

Qeveria gjermane priti me keqardhje kthimin prapa të një propozimi për armëpushim nga ana e udhëheqjes siriane, deklaroi Siebert ndërsa shtoi se “Rusinë e mbajmë përgjegjëse për përdorimin e ndikimit të saj ndaj udhëheqjes së Esadit. Përkrahja e Rusisë dhe Iranit të regjimit të Esadit, i cili dëshiron që problemin ta zgjidh vetëm me mjete ushtarake, u bë shkak i përkeqësimit në mënyrë dramatike të situatës së popullit sirian. Ndërsa Rusia duhet të marr përgjegjësinë për riekspozimin e popullatës ndaj një mjerimi të tillë”./trt/

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: