Sunday , December 11 2016
lajmi-i-fundit

Grabitet banesa e deputetit të PS. Ja çfarë kanë marrë

As deputetët nuk janë imunë ndaj vjedhjeve.

Në vjedhje ka ndodhur gjatë natës në Tiranë dhe pre e saj ka qenë banesa e një prej deputetëve socialistë.

Ngjarja ka ndodhur pak metra larg drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe mësohet se është zbuluar në orët e para të ditës së sotme në kryeqytet, në rrugën “Myslym Shyri”.

Sipas policisë, persona ende të paidentifikuar kanë grabitur banesën e deputetit socialist, Namik Kopliku.

Hajdutët kanë mundur të hyjnë në banesë pasi kanë hapur me forcë derën e banesës, duke marrë para e bizhuteri me një vlerë të konsiderueshme parash.

Policia është duke hetuar për zbardhjen e ngjarjes.

namik-kopliku1480506836

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *