Monday , October 22 2018
Loading...

Gramsh/ Dhunon me mjete të forta motrën e gruas, arrestohet 47 vjeçari. Emri

Një 47-vjeçar nga Gramshi ka goditur me mjete të forta kunatën e tij, motrën e gruas. Kjo e fundit ka bërë denoncimin në polici. Menjëherë policia ka vepruar dhe ka bërë të mundur arrestimin e 47 vjeçarit, Guri Buzani, banues në fshatin “Bërsnik”, Njësia Administrative Kodovjat, Gramsh.

Në njoftimin e policisë thuhet se shtetasi Guri Buzani në fshatin “Bërsnik”, për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta kunatën e tij (motrën e gruas), shtetasen H.L., 51 vjeçe, banuese po në fshatin Bërsnik.

Materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprën penale ” Dhuna në Familje”.