Tuesday , October 16 2018
Loading...

Gramsh/ Kamioni bie 100 m në humnerë. Arsyeja do ju çudisë

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në vendin e quajtur Maliq Opar në afërsi të HEC Moglicë, në rrugën Gramsh-Korçë. Një kamion ka rënë në humnerë por fatmirësisht nuk ka viktima.

Sipas infoelbasani.al, ajo çka e bënë të cuditshme këtë ngjarje është se ka qenë vetë shoferi me origjinë nga Korça që e ka fluturuar qëllimisht kamionin në humnerë. Shkak mendohet se është bërë fakti se ai nuk ka marrë shpërblimin që meritonte e në shenjë hakmarrjeje e ka flakur në greminë kamionin.

Pas këtij veprimi personi është zhdukur nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga policia.