Thursday , October 19 2017
Loading...

Gramsh, tre persona sulmojnë me thika 27-vjeçarin, arrestohen

Një i ri nga Gramshi me iniciale R. Y. 27 vjeç ka përfunduar në spital i goditur me thikë në bark nga tre persona. Policia ka arritur të zbulojë autorët dhe t’u vërë prangat. Ata janë:

Aleks.Zh., 23 vjeç
Eros.S., 19  vjeç
Fabiol.L., 19 vjeç , të tre banues në Gramsh.

Arrestimi i tyre, sipas Policisë së Elbasanit, u bë pasi më datë 29.07.2017, në vendin e quajtur “Kthesa e arkës së kursimit” Gramsh, në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohen të kenë goditur me mjet të mprehtë shtetasin R.Y., 27 vjeç banues në Gramsh, i cili është dëmtuar në pjesën e barkut dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Të tre akuzohen për “Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”  dhe “Prishja e qetësisë publike”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: