Monday , December 5 2016
dru

Gramsh/ Tri persona ndalohen me akuzën “prerja e paligjshme e pyjeve”

Tri persona kanë rënë në pranga të policisë pasi janë konstatuar se ishin duke transportuar 17 m3 lëndë drusore pa leje dhe pa dokumentacion përkatës. Ata janë M.N, 49 vjeç, J.S, 46 vjeç, të dy banues në fshatin Gjyralë, si dhe E, 52 vjeç, banues në fshatin Kabash, Gramsh, në fshatin Kabash, të cilët ishin duke drejtuar automjetet e tyre në momentin kur u ndaluan nga policia.

Në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e prerjes të paligjshme të pyjeve, Policia e Gramshit nisi procedim në gjendje të lirë për këta 3 shtetas.

Policia sekuestroi lëndën drusore si dhe automjetet me të cilat ajo po transportohej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *