Monday , June 25 2018
Loading...

Grekët në grevë, “paralizohen” pikat kufitare për 24 orë

Një njoftim i rëndësishëm vjen nga pikat doganore të Kakavijës dhe Tre Urat, ku njoftohen të gjithë ata persona që kanë në plan të kalojnë për në tokën greke nëpërmjet këtyre dy pikave doganore, të kenë kujdes pasi do të zhvillohet një greve 24 orëshe nga ana e palës greke.

Nga data 30.05.2018, ora 07:00 deri në datën 31.05.2018 ora 07:00 do të ndërpritet puna dhe nuk do të lejohet kalimi i mjeteve, por gjatë këtij harku kohor do të lejohet vetëm kalimi i këmbësorëve.

Njoftimi zyrtar:

“Në bazë të njoftimit të bërë nga homologët Grek ku thuhet se në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije Gjirokastër si dhe në Pikën e Kalimit Kufitar Tre Urat Përmet do të zhvillohet grevë nga pala Greke, duke filluar nga ora 07:00 ditë e mërkurë, datë 30.05.2018, deri në orën 07:00 të ditës së nesërme, datë 31.05.2018. Njëkohësisht ju njoftojmë se Pikat e Kalimit Kufitar do të jenë të hapura vetëm për këmbësorët, ndërsa kalimi i të gjitha mjeteve motorike do të jetë i bllokuar”.