Saturday , December 10 2016
vjedhje-mauneje

Grupi mafioz në Itali që grabit maunet si në skena filmash.

Një grup mafioz në Itali është duke kryer grabitje të guximshme të furgonëve të sigurisë, duke ngritur prita dhe duke përdorur bazukat.

Kjo bandë që vepron në Puglia, ka grumbulluar miliona Euro gjatë 5 viteve të fundit në 15 grabitje që kanë kryer. Ata godasin 1 herë në 6 muaj, sipas një raporti të ‘The Times’.

Ky grup mafioz përdor bazuka dhe mjete të tjera shpërthyese për të hapur dyert e furgonëve të blinduar të sigurisë.

“Ata dinë çdo detaj. Kanë informacione nga brenda dhe sulmojnë vetëm kamionët që transportojnë sasi të mëdha parash”, thotë një hetues italian për ‘The Times’.

Kur kryejnë një grabitje të tillë, marrin pjesë 10-20 anëtarë të këtij grupi mafioz. Më pas ata arratisen me sukses, duke shmangur pikat e kontrollit policor, për të cilat kanë informacion të saktë se ku ndodhen. Policia lokale italiane thotë se grabitjet e tyre ngjajnë me skenat e filmit ‘Fast and Furious’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *