Tuesday , December 6 2016

Handboll/ Cërriku fiton ndaj “Vasil Kamami”

Cërriku është ndër të paktat bashki në vend që ka krijuar një ekip handballi. Madje në këtë qytet nisma ka disa muaj që është ndërmarrë dhe tashmë skuadra është drejt zyrtarizimit. Më 20 tetor, në mbledhjen e radhës që kryen Këshilli Bashkiak, një ndër pikat e rendit të ditës, është edhe zyrtarizimi i këtij ekipi.

Nisma për krijimin e këtij klubi mbështetet edhe nga bashkia e qytetit dhe trajner aktualisht është Florian Dedja. Skuadra ka kryer edhe ndeshjen e parë midis ekipit të femrave të Cërrikut dhe atyre të shkollës “Vasil Kamami” në Elbasan.

I pranishëm në këtë sfidë ka qenë edhe kryebashkiaku Altin Toska dhe z. Armand Cakalli (Sekretar i Federatës Shqiptare të Hendbollit) si dhe pjesëtarë të tjerë të ftuar. Ndërkohë kompania Digitalb ka mundësuar fanelat e këtij ekipi, si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Takimi i djeshëm përfundoi me fitoren e cërrikasve në shifrat 7-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *