Sunday , December 4 2016
14907133_618363921657518_6604694854456252283_n

Harxhoni shumë kohë duke parë celularin tuaj? Kjo kuti e pabesueshme ju vjen në ndihmë

Një produkt shumë interesant paraqitet për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve dhe për t’i dhënë fund shpërqëndrimeve të vazhdueshme për shkak të njoftimeve nga telefonat celularë.
Varësia nga telefonat celularë ose smartphones po bëhet gjithnjë e më shumë një problem serioz, në shumë sektorë të popullsisë.

Në fakt ka shumë njerëz që e përdorin çdo ditë telefonin e tyre dhe në mënyrë intensive, madje disa shpesh rrezikojnë punën, disa e përdorin atë edhe kur iu duhet të lexojnë një libër shkollor, kur janë në makinë gjë që përcaktohet si një sjellje shumë e rrezikshme për vetë jetën e individit.

Për të përfunduar këto shqetësime që janë për të gjithë përdoruesit e rregullt të telefonave celularë vjen një kuti e thjeshtë që mbyllet dhe që është projektuar vetëm për telefona të tillë.
Kjo kuti mbyllet siç funksionon dera me çelës, por që për ta hapur këtë nuk duhet çelësi po duhet të mbaroj koha e vendosur nga ju, e cila ju shfaqet në një ekran të vogël sipër saj. Gjëja e mirë e kësaj kutie është që nuk ka një proçedurë alternative që të mund ta hap atë edhe nëse ju do ta keni të nevojshme për të biseduar me dikë duhet të prisni derisa të kaloj koha e përcaktuar që të mund të hapet kutia dhe të mund të merrni telefonin tuaj brenda saj.

Gjithashtu duhet të përmendet fakti që hapësira e kësaj kutie është e madhe dhe ajo është në gjendje që të mbaj deri në katër telefona celularë.
Kjo kuti është shumë funksionale për individët, të cilët nëse duan të rrisin produktivitetin e tyre në punë nuk duhet të humbasin vëmendjen dhe të merren më shumë me telefonin, sidomos gjatë mbledhjeve.

Për fat të keq kjo kuti, e cila mendohet se do të jetë e dobishme në shumë mënyra ende nuk ka dal në shitje. Prodhuesit që e kanë projektuar këtë kuti, ende nuk kanë fondet e mjaftueshme për ta shumfishuar atë, kjo ka qenë dhe arsyeja e prezantimit, që njerëzit të njihen me funksionalitetin e saj dhe nëse interesi i tyre do të jetë i madh atëherë kjo kuti mund të dal në treg, citon elbasani plus.

Projektuesit e saj shpresojnë që të ndodh kështu, sepse kjo kuti do të ishte një ndihmë e madhe për shumë njerëz, sidomos për individët që kanë aktivitete ku vëmëndja dhe përqëndrimi duhet të jenë në nivele maksimale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *