Sunday , December 4 2016
durres-policia

I hedh ujë të nxehtë në trup bashkëshortes, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar ka djegur me ujë të nxehtë bashkëshorten e tij.Pas ndihmës mjekësore në spital, e reja është larguar për në shtëpi, ndërsa i shoqëi akuzohet për dhunë në familje.

Pas një konflikti me bashkëshorten e tij F. Bregasi, 32 vjeçe, ai i ka hedhur ujë të nxehtë duke e djegur në disa pjesë të trupit. Uniformat blu të Durrësit bëjnë të ditur se është arrestuar Erion Bregasi, 35 vjeç.

Një tjetër rast i dhunës në familje është shënuar në Xhafzotaj të Durrësit, ku është vënë në pranga Besnik Kurti, 40 vjeç.

Kurti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij, M. Kurti, 29 vjeçe. Ai njihet si person me precedent penale të mëparshëm, po për veprën dhunë në familje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *