Brenda pyejeve të Nju Jorkut, pranë Ellenville, ekziston një vend shumë i veçantë i rrethuar nga një peisazh pemësh të mbuluara nga bora.
Pikërisht shtëpia e quajtur Hemmelig Rom, është një objekt i vogël i vendosur në një pyll të Nju Jorkut, por cilësohet si e rëndësishme dhe unike për vetë faktin se mban brenda një thesar të librave.
Nuk mund të themi se kjo dhomë i ngjan apo të mund ta krahasojmë me një bibliotekë të vërtetë, por ajo është një strehë e pajisur me të gjitha sendet dhe librat që mund të gjesh në një bibliotekë të zakonshme, pse jo dhe më shumë, siç është dhe shtrati i rehatshëm brenda saj, soba për ngrohje etj.
Kjo shtëpi iu ofrohet të gjithë individëve që kanë nevojë për një shkëputje larg kaosit dhe zhurmave të metropolit amerikan, duke iu ofruar njerëzve ngrohtësi dhe rehati me një pamje fantastike, por mbi të gjitha një lexim të librave që dëshirojnë, citon elbasaniplus.com
Hemmelig Rom është realizuar nga Studio Padron, e cila nuk është një studio e re përsa i përket iniciativave të ndërmarra por edhe pamjeve tërheqëse që ka sjell në të njëjtën kohë.
Një karakteristikë e veçantë e kësaj shtëpie përfshin faktin se ajo është ndërtuar me materiale të mbetura, me pemë që kishin rënë në tokë, të cilat më vonë e kanë kthyer të gjithë këtë ambjent në një mjedis të vogël dhe miqësor.
Siç thamë më sipër brenda kësaj ndërtese të vogël gjenden, përveç librave dhe bibliotekës, edhe një krevat, një karrige, një tavolinë, një sobë druri, ku të gjitha së bashku të ofrojnë një vend ideal për të dashuruar librat, qetësinë dhe natyrën e bukur, citon elbasani plus.
Dritaret e kësaj shtëpie të vogël do t’ju japin shikimin e një peisazhi me të vërtetë surreal.
(