Thursday , December 8 2016
hidja-el

Hidja, ilaçi popullor i lashtësisë.

Hidja, ky frut i vogël dhe me prejardhje nga Azia, është ndër frutat më të pasura me lendë ushqyese dhe me një ndikim të madh  në shëndet. Hidja është përdorur që në lashtësi, dhe ka rezultuar se është një ilaç popullor i cili i bën mirë shëndetit.

Ky frut ka veti qetësuese dhe pse jo, përbën një vakt ideal përpara gjumit, pasi ju ndihmon të flini qetë. Hidja përmban shumë vitamina dhe minerale, të cilat janë shumë të rëndësishme që trupi ynë t’i ketë, por mbi të gjitha konsumimi i hides nuk sjell ndonjë problem anësor.

Në sajë të përmbajtjes së lartë  të vitaminës C, rreth 20 herë më shumë se agrumet, hidet janë armë e fortë kundër ftohjes dhe infeksioneve.

Po kështu ato përbëjnë një ushqim ideal për lëkurën dhe ndihmon atë duke shmangur tharjen e saj.

Gjithashtu, hidja përmirëson rrjedhjen e energjisë dhe qarkullimin e gjakut, largon stresin dhe bën mirë për stomakun dhe shpretkën, ndihmon në përmirsimin e tretjes së ushqimeve.

Pra, përfindimisht mund të themi se fruti i hides, bën mrekulli në shëndetin tonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *