Saturday , December 10 2016
situata-librazhd2

Hidrocentrali i ndërtuar mbi lumin Rrapun hap portat e shkarkimit. 

Fryhet së tepërmi lumi i Rrapunit, duke rrezikuar përmbytjen e një pjese të fshatit Togëz,  dhe disa shtepi banimi në lagjen Sharrë.  Kjo situatë e rëndë është kjiruar gjatë orëve të para të ditës së sotme kur janë hapur portat e shkarkimit të HEC-it të ndërtuar mbi këtë lumë.

Prurjet e shumta kanë tejmbushur rezervuarin e HEC-it, dhe kjo ka sjelle edhe vendimin për hapjen e portave të shkarkimit pa menduar për pasojat që mund të shkaktoje kjo situatë. Ky vendim i menjëhershëm ka gjetur të papergatitur shumë banorë, pa menduar për pasojat që mund të shkaktojë fryrja e lumit Rrapun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *