Saturday , December 10 2016
auto_hillary_dhe_bill_clinton1478727293

Hillary Clinton presidente e SHBA? Ja mundësia që ekziston ta sjellë atë në vend të Trump

Për shumë amerikanë që nuk duan të përjetojnë një presidencë të udhëhequr nga Donald Trump, ekziston edhe një opsion, sado vështirë i realizueshëm të jetë ai.

Hillary Clinton ka fituar shumicën e votës popullore. Rezultati final tregon që ajo mori 200,000 vota më shumë se Donald Trump, edhe pse zgjedhja e këtij të fundit u bë për shkak të votave elektorale.

Sipas kushtetutës amerikane, Kolegji Elektoral, është institucioni përfundimtar që do të votojë për Presidentin. Ata duhet ta bëjnë këtë më 19 dhjetor, në kryeqytetet e shteteve federale.

Asgjë nuk i ndalon anëtarëve të këtij kolegji që të refuzojnë të përkrahin kandidatin që ka fituar në bazë të votave elektorale.

Bile, për këtë gjë ka edhe një emërtim – ata mund të bëhen “zgjedhës i pabesë”. Sidoqoftë, kjo vështirë është e realizueshme, pasi mbi 99% e anëtarëve të këtij kolegji, përgjatë historisë amerikane, kanë votuar ashtu siç janë zotimet ditën e zgjedhjeve, sipas një analize të gazetës New York Times.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *