Friday , August 18 2017

Histori e bukur nga një vend i shkatërruar Sirian:

Në këtë artikull do të sjellim historinë e një njeiru, i cili qëndron në rrënoja dhe dëgjon muzikën që vjen nga gramafoni i tij.

I ulur në rrënojat që kanë mbetur në dhomën e tij dhe i ndriçuar nga drita e diellit që hyn në dritaret pa xhama dhe me një gramafon të vjetër ky burrë mendon të sfidojë këtë shkatërrim të tmerrshëm që ka ndodhur në një vend si Alepo.

Imazhe pikëlluese vijnë çdo ditë nga ky vend i shkatërruar tashmë, por arsyeja e sjelljes së këtij personazhi për ta njohur me ju qëndron në faktin se ai qëndron akoma me një optimizëm të madh dhe përballë këtij shkatërrimi total.

Megjithatë pavarësisht bombardimeve ky njeri ka vendosur të qëndrojë në Alepo duke i rezistuar dhe duke mbushur ndoshta kohën e tij me muzikë të bukur.
Fotografi që ka sjell këtë imazh Joseph Eid, shprehet se në këtë pamje është burri shtatëdhjetëvjeçar me emrin Mohammed Mohiedin Anis, i njohur nga banorët me nofkën “Abu Omar”, i cili jeton ende në Alepo vetëm për faktin se nuk dëshironte që të braktiste shtëpinë dhe vendin e tij.
Gruaja dhe fëmijët e tij janë tashmë jashtë territorit sirian, por ai vazhdon ende të jetojë në mesin e rrënojave.
Ky burrë është shprehur gjithashtu se ka refuzuar që të lëshojë nga dora gramafonin e tij si gjënë më të çmuar që ai ka tashmë.
Historia e tij na tregon se Mohammed Mohiedin Anis ka një diplomë mjekësore, flet pesë gjuhë dhe ka punuar për një kohë të shkurtër në Itali. Të gjitha të dhënat që janë mbledhur tashmë për të tregojnë gjithashtu se ai ka qenë një ish-koleksionist i makinave amerikane, të cilat i janë shkatërruar plotësisht nga lufta siriane.
Midis një fryme të lodhur, një vendi të shkatërruar që e rrethon e vetmja gjë që i jep forca është vetëm ky gramafon me një muzikë qetësuese.
Sipas tij kjo është e vetmja gjë që i fal paqe në këto momente kaosi, citon elbasani plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: