Saturday , December 10 2016
historia-e-70-vjecares-se-paralizuar-qe-jeton-pa-energji-elektrike

Historia e 70-vjeçares së paralizuar që jeton pa energji elektrike.

Sadete Mara, një e moshuar rreth  të 70-ave prej afro një muaj qëndron pa energji elektrike në banesën e saj, në fshatin Orenjë të rrethit Librazhd. OSHEE i ka ndërprerë  energjinë për shkak se nuk ka paguar faturat 2 vitet e fundit.

 Sadetja ose duhet të paguajë 1milion e 300 mijë lekë ose në të kundërt do të vijojë të jëtë në errësirë totale.

Duke mos mjaftuar vetëm kjo, 70 vjeçarja ka pësuar një paralizë dhe në pamundësi fizike ajo nuk mundet të paguajë faturat, ndërkohë që të ardhurat e saj janë  100 mijë lekë të vjetra, duke mos patur mundësi që me ato para as të ushqehet e të marrë ilaçe jo më të paguajë energjinë.

Një i afërm i saj tregon variantet, duke qënë se ai është interesuar në zyrat e OSHEE. Ai shprehet për “Elbasaniplus”:  “Jam interesuar për Sadeten, kam shkuar ne zyrat e OSHEE-së për tu thënë për gjendjen që ajo ka, jam përpjekur ta ndihmoj dhe vetë, por nuk jam mirë ekonomikisht. Shpresoj që dikush të mëndoj për të”.

E moshuara por edhe i afërmi i saj bëjnë thirrje  për ndihmë, duke kërkuar që të shtyhet shuma prej 1 milion lekësh ndaj OSHEE, si e vetmja  mënyrë që Sadetes t’i rikthehet energjia.

Këto shtresa që kanë vertetë nevojë për ndihmë, janë harruar dhe në vend që Sadete Marës t’i ofrohet e gjithë mbështetja sociale ajo jo vetëm duhet të vuajë në vetmi e paralizuar, por edhe të qëndrojë në mbretërinë e errësirës pa energji elektrike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *