Friday , September 22 2017
Loading...

Historia e dashurisë; përpjekja e prindërve për ta ndarë Macron nga e dashura

Tentuan ta bindnin Brigitte që të mos takohej më me Emmanuel të paktën sa ai të mbushte 18 vjeç. Gjithmonë bashkë gjatë gjithë fushatës elektorale franceze, për të dhënë idenë e një çifti (presidencial) solid, Emmanuel Macron dhe gruaja e tij, Brigitte Trogneux tërhoqën vëmendjen e të gjithëve, sidomos për diferencën e moshës që i ndante.(24 vite) Për të gjithë ata që mendojnë se të gjithë janë të lirë të dashurojnë dhe për ata që skandalizohen nga kjo dashuri, vjen një libër që tregon marrëdhënien e tyre të gjatë, dhe zbulon sesi prindërit e liderit të EN Marchel, e kanë marrë fillimisht historinë e tyre të dashurisë.

Në librin Emmanuel Macron: Une Jeune Homme Si Parfait, në fakt autorja Anne Fulda rindërton atmosferën në provincën e Amies,pa harruar edhe mentalitetin e borgjezisë franceze në vendin e shkollës, ku Emmanuel dhe mësuesja, Brigite, u takuan. Prindërit e tij mbeten të shokuar në 6 vitet e mëvonshme kur zbuluan marrëdhënien. Në atë kohë kur nisën shkëndijat e para, në fakt, Macron kishte një të dashur tjetër, të cilën e kishte prezantuar në shtëpi një herë të vetme. “Kishte të njëjtën moshë me djalin tonë”, kujton Macron Senior.
“Ishte një vajzë e ëmbël dhe vajza e një mjeku lokal, mikut tonë të familjes. Historia e tyre zgjati disa muaj.” Dashuria e Macron për Brigitte, lindi në bankat e shkollës dhe prindërit e morën vesh për lidhjen pasi Macron dhe Brigitte, u nisën në një udhëtim, pa i treguar asgjë askujt.
“Kur u kthye në shtëpi, ajo që ishte e rëndësishme për mua është që ishte akoma gjallë, jo me kë ishte”, kujton nëna e tij, Françoise. “Sidoqoftë, unë mendoja se bëhëj fjalë për një aventurë. Ai duhej të mbaronte studimet.” Ndërsa babai, nuk e priti aspak mirë. Ndaj të dy patën një ballafaqim me Brigite, për ta bindur që të mos e takonte më Emmanuel, të paktën deri sa ai të mbushte moshën madhore.

Brigitte Trogneux 1200x675

Mësuesja në atë moment ka filluar të qajë dhe përgjigjia e saj ishte: “Nuk mund t’ju premtoj asgjë.” Për shkak të fjalës pak siguruese të Brigitte, Macron u dërgua që të mbaronte studimet në Paris. Ndërsa nga ana e saj, Brigite, ka treguar se sapo arriti në institutin e mësimdhënies Amierns, kishte vënë re që të gjithë mësuesit flisnin për Emmanuelin, madje edhe vajza e saj, shoqja e klasës së Emmanuel, e quante “një djalë fantastik, që di çdo gjë.” “Çdo të premte, për disa muaj me rradhë kemi kaluar shumë kohë bashkë për të punuar për një pjesë që duhet të vija në skenë. Nje herë që ishte gati, e realizuam bashkë. Flisnim për çdo gjë. Teatri ishte bërë një justifikim. Ndjeja që kishim kohë që njiheshim”, është shprehur Emmanuel Macron.
Në fakt Brigitte tentoi t’i rezistojë ndjenjës që e lidhte me Macron, pastaj ajo ishte një mësuese e respektuar 39 vjeçare me tre fëmijë në përgjegjësi.
Pastaj u dorëzua, duke i besuar premtimit të tij, “Do kthehem dhe do të martohem”. Një premtim i mbajtur si në përrallat më të mira./dritare.net

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: