Saturday , December 10 2016

Historia e dhimbshme e vajzës nga Cërriku/ Prindërit: Ra pre e trafikantëve. Ja historia e plotë

Mister ngelet fati i një 24-vjeçarje, e cila në rrethana ende të paqarta braktisi foshnjën e saj dhe u largua nga qendra e rehabilitimit ku ishte strehuar, ndoshta për një jetë më të mirë, duke rënë ‘pre’ e trafikantëve të drogës dhe prostitucionit.

Familjarët e të resë Brikena Beqiri kanë humbur kontaktet me të prej 6 muajsh kur ajo foli për herë të fundit me ta nga Turqia. Të ftuar në emisionin ‘Me Zemër të Hapur’, në News 24, çifti i të moshuarve, Shaqe dhe Faik Beqiri apelon për ndihmë.

INTERVISTA

Zonja Shaqe ju jeni nëna e 3 fëmijëve. Do doja të dija nëse pyetet për djalin që donte goca?

Nena: Na erdhi një vajzë në shtëpi, disa herë. Vajza thoshte se ajo është nusja e xhaxhait të burrit të saj. Ajo ndenji rreth një muaj. Ajo tregoi se: ‘Do iki në Turqi, se ka bërë aksident burri’. Ajo gruaja, ikte dhe vinte. Ai person nuk pranonte që të vinte në shtëpi.

Po si e pranuat këtë fakt ju ?

Ajo thoshte se me Vladimir Toçin kam fëmijë. Pasi iku në Turqi, ajo iku në Itali.

Ju nuk pyetët fare për familjen e djalit?

Babai: Po cilin të pyesim? Qiellin? Vajza na gënjente. ‘Ky është burri im tha’. Po në rregull i thamë. Ajo gënjente e thoshte: “Ka bërë aksident”. I thash ‘ik shikoje’. Ndenji 1 muaj e gjysmë. Më tha se flet nga Turqia, por ajo ishte në Itali.

Si iku vajza juaj nga shtëpia?

Babai: E mashtruan. Ajo Lola e mashtroi. Unë e pyetja: “A ke burrë?”, ‘Po’ më ta.

Kur e kuptuat se vajza juaj u trafikua për herë të parë?

Babai: Kjo është hera e parë, kur erdhi ajo gruaja në shtëpi. Ne na solli 6 euro, pasi shkoi në Turqi.

Me këtë Shkëlqim Sharrën si u martua?

Nena: Se dimë. Ne nuk kryem asnjë festë, as ceremoni. Nuk e çuam ne nga shtëpia, iku vet.

Ju nuk dinit gjë?

Babai: E ka lidhur një komshi.

Ikte vajza nga shtëpia?

Nëna: Ikte e vinte nga shtëpia. rrinte dy-tre ditë pa ardhur. E denonconim, por na gënjente. Vajza është me epilepsi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *